Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Greqi, ku shënjestër ka qenë një 34-vjeçar shqiptar.

Ngjarja është bërë e ditur nga mediat greke, ndërsa raportohet se 34 vjeccari ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Atentati ka ndodhur në urën e Kaliftaktit, në Kifisia të Athinës, ku persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri shqiptarin.

34 vjeçari rezulton një person me precedentë të shumëfishtë penale për trafik droge, grabitje dhe vjedhje. Ai është qëlluar me dy plumba në bark dhe një në këmbë, ndërsa mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda nga vendngjarja, ku shqiptari shihet i shtrirë në tokë, menjëherë pas ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *