Subscribe

Pas atentatit që i është bërë Erion Hasanbelliut në Bruksel ai shfaqet i shtrirë në tokë dhe i rrethuar nga policë e mjekë.

 

Mediat belge, që kanë publikuar momentet pas sulmit me armë ndaj 43-vjeçarit, bëjnë të ditur se ai u godit me 6 plumba pas shpine. Hasanbelliu aktualisht ndodhet në spital nën kujdesjen e mjekëve. 43-vjeçari që njihej edhe me emrin Mikel Rakipllari u qëllua para hyrjes së një hoteli në qendër të Brukselit, ndërsa autoritetet vendase kanë bërë të ditur se kanë arritur të zbardhin të gjithë dinamikën e ngjarjeve nga kamerat e sigurisë.

 

Referuar mediave dyshohet se tentativa për vrasje ka ndodhur për shkak të hasmërive mes Erion Hasanbelliu dhe Kasander Nogës. Një tjetër personazh mjaft i njohur i botës së krimit. Këto dyshime vijnë pasi në vitin 2000 Noga i veshur si polic, hyri me automatik bashkë me Julian Çelën në Sanatorium e Tiranës, ku ndodheshin të shtruar babai dhe shoku i 43-vjeçarit. Pasi u hoqën serumet, ata hapën zjarr me breshëri automatiku, duke i lënë të vdekur në vend.

 

Ky duket se ishte vetëm fillimi i një serë ngjarjesh pasi hakmarrja vazhdoi. Erion Hasanbelliu bashkë me vëllain e tij Geron Hasanbelliu ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandro Nogën në Belgjikë në vitin 2002.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *