Subscribe

Hakmarrja dyshohet te jete motivi  i atentatit të ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Vlorës, ky mbetën të vrarë dy persona, ndërsa një tjetër u plagos.  Viktimat janë Ilir Deromemaj 45 vjeç dhe Dhimitër Cani 60 vjeç, ndërsa i plagosuri është Krenar Runaj 50 vjeç. Ky i fundit është transportuar mëngjesin e kësaj te hëne në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes në rrugën e spitalit, në një pikë bastesh në pronësi të Ilir Deromemajt. Sipas policisë ai ishte shënjestra e atentatit. Deromemaj dhe dy miqtë e tij u qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një person i paidentifikuar, i cili ndodhej ne nje makine. Automjeti ishte ne lëvizje dhe ka ulur shpejtësinë, kur është afruar tek pika e basteve. Pas krimit, autoret u larguan me shpejtësi. Vetëm 3 orë pas vrasjeve, policia gjeti makinën të djegur pranë varrezave në fshatin Alikok. Mjeti rezulton i vjedhur në Fier para 2 muajsh. Policia ka shoqëruar disa dëshmitarë që ishin të pranishëm në pikën e basteve për të identifikuar dhe arrestuar autorët, ndërsa ka ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët dalëse dhe hyrëse të qytetit. Ilir Deromemaj është nje emer i njohur për policinë. Në vitin 1998 ai u akuzua per vrasjen e Lame Gockajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *