E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Atentat në qendër të Shkodrës, tre të plagosur nga plumbat

Tre persona mbetën të plagosur me armë zjarri në qendër të qytetit të Shkodrës. Elona Qyrku 25 vjeçe, Enrik Prenushi 56 vjeç dhe Dionis Lisi 32 vjeç, u dërguan me urgjence ne spitalin rajonal dhe sipas mjekeve ndodhen jashtë rrezikut per jetën. Policia konfirmoi se objektivi i atentatit ishte 32-vjeçari Donis Lisi, ndërsa dy të plagosurit e tjerë ishin kalimtarë të rastësishëm.

 

Ngjarja krijoi panik te njerëzit, të cilët ishin të shumtë në vendin ku ndodhi krimi. Uniformat blu gjetën në vendngjarje 8 gëzhoja pistolete. Pak kohë pas ngjarjes, policia arriti të gjejë armën e krimit, të hedhur në një grumbull mbeturinash. Ndërsa në fshatin Zogaj, u zbulua edhe automjeti i braktisur , i cili është ne pronësi te Arben Piolles. Ky i fundit ka deklaruar se nuk ka lidhje me autorin dhe se jeton prej vitesh në Itali, ndësra makinën e përdor vetëm kur vjen në Shqipëri për pushime.

 

Në orët e pasdites uniformat blu bëjnë me dije se autori i dyshuar i krimit, Aurel Ahi 25 vjeç, është arrestuar Mal të Zi, në tentative për tu fshehur. Ndërkohë nuk dihet ende motivi i krimit të rëndë.

Më shumë video

Reklamë