Zbardhjet plagosja e dy shtetasve nga Fushë-Kruja mbremjen e kesaj te diele.

Sipas policise ndaj shtetasit Gentjan Bejtja eshte qelluar me arme zjarri ne nje kohe qe ai po levizte me makine në Nikĕl të Krujës.

Në makine me të ishte edhe shtetasi Klodian Stafuka i cili eshte plagosur ne momentin qe makina ndaj se ciles eshte gjuajtur me arme ka dal jashte rruge dhe eshte aksidentuar.

Te dy keta shtetas jane paraqitur ne spitalin e Traumes, Gentjan Bejtja objektiv i sulmit ka marre nje plumb ne krah ndersa shoku i tij qe ishte pasagjer, Klodian Stafuka ka disa demtime por eshte jashte rrezikut.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 09.01.2022, rreth orës 18:00, në Spitalin Ushtarak, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasit: G. B., rreth 41 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në krah, gjatë kohës që po drejtonte automjetin dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.K. S., rreth 31 vjeç, i cili është lënduar në aksident rrugor në Nikël, afër një karburanti, pasi mjeti që drejtonte shtetasi G. B., ku shtetasi K. S. ishte pasagjer, ka dalë nga rruga.Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *