Subscribe

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar rreth orës 14:00 të kësaj të enjte në Mamurras.

Nga të dhënat e para mësohet se kemi të bëjme me një atentat.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se është qëlluar me armë zjarri shtetasi Myslim Lika.

60 vjecari është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë pasi ndodhet në gjëndje të rëndë.

Objektivi i sulmit është babi i Ilir Likës i cili akuzohet se ka qene pjese e grupit qe ekzekutoi dy biznesmenet Paulin Gjergji dhe Bujar Lika ne fshatin Gjorm te Kurbinit në maj 2020.

Bujar Lika ndodhej në një restorant bashkë me mikun e tij biznesmen Paulin Gjergji kur persona të armatisur u futën në lokal dhe I qëlluan me armë për vdekje.

Për këtë ngjarje Eduart Lamaj akuzohet se ka pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa miqtë e tij Ilir Lika (Xhepaj), Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi në rolin e ndihmësit.

 

 

Njoftimi i policise

Rreth orës 13:25, në Mamurras,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi M.L.,60 vjeç,banues në fshatin Gjorëm,Kurbin i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *