Subscribe

Ergys Gjioveshaj 33 vjeç mbeti i vrarë mbrëmjen e të enjtes në një lokal me muzikë live në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. Disa orë pas ngjarjes, policia e Vlorës ka dhënë detaje të reja mbi ngjarjen.

 

Pamjet e kamerave te sigurisë tregojnë se krimi ndodhi në pak minuta. Gjioveshaj ndodhej i ulur në tavolinë me tre persona të tjerë. Në një moment, ai është çuar dhe ka debatuar me dy të rinj që ndodheshin brenda në lokal. Njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar për vdekje 33-vjeçarin.

 

Pak sekonda më vonë, një nga shokët e viktimës i është përgjigjur vrasësit me armën e tij. Nga plumbat mbetën të plagosur Arta Lukaj si dhe dy klientë: Florian Hila, 28 vjeç dhe Arsonel Llanaj, 32 vjeç.

 

Pas krimit autorët, tashmë të identifikuar nga policia, u larguan me shpejtësi. Ndërsa të plagosurit u dërguan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Personi që mbeti i vrarë nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2000, ku ishte vetëm 16 vjeç, Ergys Gjioveshaj u akuzua si bashkëpunëtor në vrasjen e Laert Alushit. Pas kësaj ngjarjeje ai u largua nga Shqipëria. Por 11 vjet më vonë, u arrestua në Vjenë dhe u ekstradua në Shqipëri. Gjioveshaj ishte dënuar me 12 vjet burg, ndërsa autori kryesor, Florian Meçe u dënua u dënua me 22 vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *