E martë, 10 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Atentat në Greqi, vritet shqiptari dhe një shtetas grek

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një kamping në zonën e Messenia, Greqi.

Sipas mediave greke, pronari i kampingut, shtetas grek dhe miku i tij, kujdestar i kampingut, me origjinë shqiptare humbën jetën.

Pronari i kampingut, rreth 70 vjeç u gjet i vdekur jashtë kampingut.

Pak më larg, në të njëjtën zonë, kujdestari i kampingut, u gjet gjithashtu i vdekur.

Reklamë

Policia greke ndodhet në vendngjarje, ndërsa autori është arratisur.

Sipas mediave vendase, disa ditë më parë, persona të panjohur e kishin kërcënuar dhe rrahur pronarin e kampingut./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë