E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Atentat ndaj prokurorit Arjan Ndoja

Ngjarja në Durrës e ndodhur pak minuta më parë mësohet se është një atentat ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

 

Vizion Plus mëson se prokurori ka qenë në makinën e tij kur është qëlluar me armë nga një automjet tjetër.

 

Reklamë

Po ashtu raportohet që mes dy automjeteve të ketë pasur dhe një shkëmbim zjarri. Nga shkëmbimi zjarrit ka mbetur I plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe dy persona të tjerë.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit.

 

Policia ka rrethuar zonën e Shkozetit, dhe është vendosur në ndjekje të autorëve.

Më shumë video

Reklamë