Subscribe

Një atentat me armë zjarri ndaj një automjeti në levizje ka ndodhur në Ishull Lezhë mbrëmjen e sotme.

Fatmirësisht nga atentati nuk ka persona të lënduar.

Në automjetin e shënjestruar ndodheshin shtetasit Klisman dhe Blerim Preçi ndërsa nuk dihen ende autorët të cilët janë larguar menjëherë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë.

Në zonë janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja.

 

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit udhëtonin shtetasit B.P.dhe K.P.

Për pasojë nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.