E diel, 20 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Atentat me armë në Shkodër, plagosen shefi i Policisë Bashkiake dhe i ati

Shefi i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj është qëlluar me armë zjarri këtë të diel në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur pranë “5 heronjtë e Vigut” në Shkodër.

Dyshohet se i plagosur ka mbetur edhe babai i tij, i cili ishte brenda në automjetin e Policisë Bashkiake. Autorët që qëlluan disa herë me plumba në drejtim të tyre ishin me motor.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalm ndërsa mësohet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.

Vijon…

Më shumë video

Reklamë