E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Atentat me armë Durim Bamit/ Plagoset lehtë kushëriri i tij

Durim Bami ishte shënjestra e një atentati të ndodhur një ditë më parë në Tapizë të Fushë Krujës ku mbeti i plagosur lehtë, kushëriri i këtij të fundit, 35-vjeçari Ervin Kodra.

Mësohet se Bami ishte dukë lëvizur me makinë nga Kamza në drejtim të Fushë Krujë, kur në afërsi të urës së Tapizës atentatorët të pozicionuar para një pike që tregton mermer kanë hapur zjarr me kallashnikov në drejtim të tyre.

Ata qëlluan pesë herë por Bami, i cili mendohet se drejtonte dhe automjetin ka arritur tu shmanget plumbave, nga të cilët mbeti i plagosur vetëm kushëriri i tij.

Nuk dihet ende nëse vetë Bami është plagosur apo jo, pasi ai ka arritur të largohet me shpejtësi ndërsa në vendngjarje ka qëndruar vetëm 35-vjeçari Ervin Kodra.

Reklamë

Ndërkohë policia mëngjesin e kësaj të enjteje ka gjetur të djegur pranë nënstacionit elektrik të Valiasit, një makinë tip golf, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët.

Durim bami është një emër i njohur për drejtësinë.  Ai ka qenë i dënuar më parë për vjedhje e krime të tjera, ndërsa u bë i njohur lidhur me atentatin e pretenduar ndaj deputetit Tom Doshi.

Më shumë video

Reklamë