E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Atentat me armë 29-vjeçarit në Vlorë, Kevin Hajrulla plagoset rëndë. Plumbat prekin edhe një kalimtar të rastit

Një atentat mafioz tronditi Vlorën mbrëmjen e djeshme.

Shënjestër e sulmit me armë ishte Kevin Hajrulla, kushëriri i një prej personave më të njohur të botës së krimit në qytetin bregdetar, Inez Hajrulla.

Reklamë

Nga breshëritë e kallashnikokëve mbeti i plagosur edhe një kalimtar i rastit, Armand Spahiu 35 vjeç, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut.

Ndërsa 29-vjeçari Hajrulla i qëlluar me 30 plumba, është në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Këto pamje pak pas atentatit, tregojnë shokët që i vijnë në ndihmë të riut Hajrulla, të cilët e marrin dhe e transportojnë drejt spitalit me një makinë private.

Ndërsa autorët të cilët dyshohet se kanë qenë tre lëviznin me një makinë me targa italiane të vjedhura. Pas ngjarjes, mjetit i është vënë flaka në fshatin Panaja, ndërsa brenda tij u gjetën dy armë kallashnikov.

Për atentatin e djeshëm policia ka bere kontrollë gjatë natës në disa banesa dhe ka shoqëruar disa persona si dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë