Një atentat mafioz është në ishullin Paksos në Greqi ka lënë të plagosur rëndë një shqiptar, i cili është qëlluar me disa plumba. I plagosur ka mbetur Andrea Kalemi, i njohur ndryshe edhe me emrin Adriatik kalemi. 51-vjeçari ndodhet në spitalin e Janinës në gjendje kritike për jetën.

 

Një person i maskuar i është afruar Kalemit dhe pasi e ka qëlluar në sy të bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, më pas është larguar me shpejtësi.

 

Andrea Kalemi ndodhej në Greqi për pushime, pasi më datën 5 gusht kishte kaluar në pikën kufitare të Kakavijës.

 

Atentati ndaj 51-vjeçarit dyshohet për larje hesapesh, pasi emri i tij është i njohur për drejtësinë.

 

Kalemi është i afërm i Aleksandër Sadikaj, i cili u hodh në erë me një sasi të madhe tritoli brenda automjetit të tij në qershor të vitit të kaluar.

 

Pak muaj pas kësaj në Tiranë ekzekutua me armë zjarri Edmond Papa. Ky i fundit dyshohej se ishte organizatori i vrasjes së Sadikajt. Ekzekutimi i Papës u dyshua si hakmarrje nga familjarët e Aleksandër Sadikajt. Për vrasjen e Papës u arrestua shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo dhe është në kërkim Andrew Bode.

 

Ndërkohë hesapet e Andrea Kalemit me drejtësinë nisin që në vitin e largët 2001. Në atë kohë ai u arrestua nga RENEA. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia belge, pasi dyshohej se ka vrarë në Belgjikë vëllezërit Mevlan e Adriatik Çaça.

 

Ndërkohë në 2017 Kalemi është arrestuar nga policia bashkë me dy persona të tjerë, pasi u kapën në gjendje të dehur në timon dhe kundërshtuan dhe goditën një efektiv.

 

51-vjeçari ka disa biznese në Tiranë dhe në Memaliaj, kompani të materialeve të ndërtimit, agjenci të pasurive të paluajtshme, agjenci transporti etj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *