E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Atentat mafioz shqiptarit në Greqi, qëllohet me 3 plumba

GREQI– Një 43-vjeçar shqiptar ka rënë pre e një atentati mafioz mbrëmjen e së mërkurës, 24 janar, në Kato Achaia.

Sipas informacioneve të protothema.gr, gjithçka ka ndodhur rreth orës 23:30, kur shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, po kthehej në shtëpi.

43-vjeçarit i është afruar një makinë e zezë, e cila drejtohej nga një perosn i paidentifikuar. Ky i fundit ka nxjerë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të tij.

Shqiptari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjenncë në spital.

Në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja pistolete 9 mm dhe një fishek i deformuar. Policia po punon për identifikimin e autorit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë