Atentat me arme me silenciator ndaj ish-efektivit te policisë rrugore ne zonën e ish-bllokut. Ajet Zeqaj nga fshati Qesarat i Tepelenës është ekzekutuar me pistoletën ne rrugën “Nikolla Tupe” rreth orës 22 e 15 minuta .Trupi i pajete është pare nga banoret e zonës, te cilët kane lajmëruar menjëherë uniformat blu. Viktima ishte nen shoqërinë e nje tjetër personi, i cili po merret ne pyetje ne Drejtorinë  e Policisë se kryeqytetit. Ata sapo kishin dale nga një pike bastesh. Policia ka rrethuar menjëherë te gjitha hyrjet dhe daljet për ne zonën e ish-bllokut, por pa mundur te identifikoje autorin e kësaj vrasje mafioze. Dyshohet se pasi ka qëlluar ish-efektivin e policisë rrugore Ajet Zeqaj dhe është siguruar për vdekjen e tij, ai ka hedhur armen ne vendngjarje është larguar ne këmbe. Banoret qe konstatuan trupin ne rrugën “Nikolla Tupe” u thane eksperteve se nuk kishin dëgjuar asnjë krisme. Dëshmia e shokut te viktimës pritet te hedhe me shume drite mbi atentatin. Burimet e policisë i thane Vizion Plus se Ajet Zeqaj ishte kthyer vetëm 20 dite me pare nga Franca dhe ishte vendosur ne kryeqytet. Pista e pare ne te cilën po hetohet per te zbardhur motivet e krimit, është ajo e prishjes se pazareve te drogës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *