Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan është qëlluar me armë zjarri gjatë një marshimi proteste në kryeqytet. Ai ka mbetur i plagosur në këmbë dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

 

Atentati ndaj Khan është cilësuar si tentativë për vrasje nga anëtarë të partisë së tij, të cilët bëjnë me dije se 4 persona të tjerë kanë mbetur gjithashtu të plagosur.

 

Imran Khan, 70 vjeç, po drejtonte marshimin drejt kryeqytet për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

 

Atij i është ndaluar nga gjykata kandidimi për poste politike për një periudhë 5-vjeçare, pasi u gjet fajtor për mashtrim të zyrtarëve të tjerë me dhurata gjatë kohës që ishte në pushtet.

 

Khan, ish-ylli i kriketit gëzon një mbështetje të gjerë në Pakistan dhe largimi i tij nga pushteti për shkak të prishjes së koalicionit nuk e ka lënë të kënaqur.

 

Ai ka kërkuar sërish zgjedhje dhe ka akuzuar SHBA-të për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit të tij.

 

Mbështetësit e tij kanë organizuar protesta të shumta në Pakistan, duke e vendosur vendin në një paqëndrueshmëri politike dhe sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *