E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Atentat gazetarit të njohur të kronikës së zezë

Gazetar i famshëm hollandez, Peter R. de Vries,i cili mbulon kronikën e zezë ka mbetur i plagosur si pasojë e një atentati.

 

Sipas informacioneve paraprake, de Vries sapo ishte larguar nga studio e tij në qendër të Amsterdamit kur u qëllua ne kokë. 64 vjecari ndodhet në spital në gjendje të rënde.

 

Reklamë

Tre persona janë arrestuar deri tani nga autoritetet pasi dyshohet të jenë  përfshirë në atentat.

 

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, tha se ngjarjja ishte shumë e rëndë duke shtuar se gazetaria e lirë është thelbësore për shoqërinë.

 

Në të kaluarën, gazetarit i është dhënë mbrojtje nga policia, pasi ka marrë kërcënime, për shkak të investigimit te ceshtjeve te krimit.

 

64 vjecari fitoi çmim ndërkombëtar në vitin 2008 për hetimet e tij mbi  zhdukjen e një adoleshenteje amerikane.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë