E shtunë, 19 Shtator 2026 Mes'drite deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Atentat Drejtorit të Ujësjellësit dhe djalit të tij në Shkodër

Ilustrim · Vizion Plus

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së Drejtorit të Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër dhe djalit të tij.

Në pranga përfundoi 43-vjeçari me iniciale M. P., i cili pas një konflikti, ka qëlluar me armë zjarri M.M dhe K. M. Ngjarja ndodhi pasditën e së martës, në lagjen “Mark Lula”.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e kapjes, uniformat blu i gjetën dhe sekuestruan armën me të cilën 43-vjeçari plagosi 2 shtetasit.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh