E premte, 16 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 33 minuta më parë
Video · Kronikë

Atentat 30-vjeçarit Klaudio Prendi, ezekutohet ne Tiranë djali ish-gjyqtarit të krimeve të rënda

Tirana tronditet nga një tjetër atentat mafioz ku shënjestër ka qenë 30-vjeçari Klaudio Prendi.

I riu është qëlluar me armë me silenciator sapo ka dalë nga një lokal në zonën e njohur si Xhamlliku në kryeqytet rreth orës 00:36 minuta të kësaj të marte.

Reklamë

Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës ku fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

30-vjeçari është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar teksa ka qenë duke hipur në makinë.

Reklamë

Makina e autorëve ka qenë duke zbritur nga rruga e Freskut. Sapo i riu ka hipur në mjetin e tij, ata e kanë qëlluar disa herë dhe plumbat e kanë kapur në kokë dhe në kraharor.

Fill pas kësaj autorët janë larguar drejt qendrës. Shokët e Prendit kanë dalë nga lokali dhe me makinën e viktimës janë nisur drejt spitalit të Traumës.

Ndërkohë, policia njofton se në zonën e Farkës është gjetur edhe një makinë e djegur tip Audi e cila dyshohet se u përket autorëve. Brenda mjetit nuk është gjetur arma e zjarrit.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve si dhe ndjekjen e itenerarit të tyre.

Pasi ata kanë djegur makinën në Farkë, janë larguar më pas me një mjet tjetër.

Edhe në këtë zonë po punohet me këqyrjen e kamerave të sigurisë për të zbuluar mjetin e dytë të përdorur nga autorët.

30-vjeçari Klaudio Prendi është një emër i njohur për policinë pasi më 6 maj të vitit 2023 ai ka qëlluar me armë në qytetin e Pukës dhe kohët e fundit kishte patur disa konflikte me persona të tjerë.

Viktima ishte djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili u dorëhoq pasi filloi Vettingu. Ai ka gjykuar disa dosje të personazheve të botës krimit.

Sa i takon pistave te hetimit për atentatin ndaj 30 vjeçarit policia po heton konfliktet që ai ka pasur./vizionplus.tv 

Më shumë video

Reklamë