E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Sport

Atalanta i fal pikë Interit, Handanoviç pret penallti në fund

Foto LPS/Luca Rossini Milano, 11 gennaio 2020, CALCIO SERIE A Inter vs Atalanta Nella foto: Parata di Samir Handanovic (Inter) LivePhotoSport - World Copyright

Sa shumë vuajtje dhe fat për të marrë vetëm një pikë. Kështu mund të përmblidhet në vetëm një fjali ajo që Interi kaloi ndaj Atalantes në ndeshjen e fundit të fazës së parë në San Siro.

Zikaltrit arritën të marrin një pikë, që në fund rezultoi si një fitore pot ë marrësh në konsiderate historine e ndeshjes dhe polemikat për një penallti që nuk ia dha miqve në pjesëne parë.

Një 90 minutësh në pjesën më të madhe të kohës I dominuar nga bergamasket. Intesitet i lartë, agtresivitet dhe qarkullim I shkelqyer I topit.

Skuadra e e gasperinit u duk, një ekip I Kontes në ditet e veta më të mira.

Reklamë

Zikaltrit e nisën fort ndeshjen duke shënuar që në minutën e 4 me anë të Lautaro Martinez I aftë për të konkretizuar në rrjete një shkëmbim me Lukakun.

Inter menaxhoi mirë ndeshjen dhe I la pak hapësirë Atalantes të paktën deri në 30 minutat e para. Por miqtë nisin të rrisin xhirot dhe falë kombinacioneve të shpejta vendosin në veshtirësi Interin.

Në minutëne 40 shumë polemika për një faull të Lautaros ndaj Toloit, që cuditërisht nuk shikohet as nga vari. Pastaj pjesa e dytë thuajse u luajt me një portë. Super mbrojtje e miqve mes të cileve edhe Gjimshiti ka meritën e vet ndërs anë fazen offensive Ilicic, Gomez, Gesens dhe Malinovski dominojnë vendasit.

Gosens shënon golin e barazimit në minutëne 75 por golin e fitores e ka në këmbë Muriel në fund kur nga pika e bardhe e penalltisë hipnotizohet nga Handanovic. Për të qënë kampion dimri, Interi duhet të shpresoje që sot Juventus të mos mundë Romën.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë