Java e 16 e kampionatit Italian u mbyll me fitoren e bukur të Atalantës kundër Salernitanës në Bergamo, ndeshje e transmetuar në Tring.

Sukses me përmbysje 4 me 1 për të zotët e shtëpisë të cilët janë afruar ndjeshëm me zonën Champions, pasi janë vetëm 2 pikë larg Bolonjës së vendit të katërt. Ndeshje me dy pamje në Xheuis stadium.

Miqtë shënuan të parët me atë të Piroles në minutën e  10, përmes një goditje me kokë. Lukman dhe Muriel u përpoqën të rikthenin baraspeshën në pjesën e parë, por Kostil ishte i pakalueshëm. Në të dytën pastaj Salernitana iu dorëzua totalisht vendasve, madje shumë shpejt.

Që në start Luis Muriel dhe Pasalic në vetëm 5 minuta përmbysen gjithçka. Salerantiana pati një mundësi të madhe me Ikuemesin, dhe me të kaluar ky moment paniku.

De Ketelarae shënon edhe golin e tretë dhe të qetësisë për bergamaskët. Në fund ka kohë edhe për golin e katërt të Mirancuk. Në këtë duel luajti titullar si gjithnjë Berat Gjimshiti në qendër të mbrojtjes për të zotët e shtëpisë.

Për skuadrën e Gasperinit ky është suksesi i dytë radhazi , pikë të çmuara për luftën e fortë për zonën Champions, ku janë të 5-6 ekipe për 1 ose 2 vende, ndërsa Salernitana e Inzagit mbetet e fundit me 8 pikë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *