Atalanta mundi Romen ne ndeshjen direkte per zonen Champions duke blinduar vendin e katert. ne Gewis Stadium ne sfiden e vlefshme per javen e 24 te Serise A, skuadra e Gasperinit fitoi 2-1 ndersa tashme e sheh veten 6 pike me shume se kryeqytetasit.

Per romen nje ndeshje me dy fytyra ku edhe pse e mbyllen pjesen e pare ne avantazh ndoshta ne ne nje loje jo te mire, shemben gjithcka ne te dyten.  Vendasit e nisen sifden jo ne lojen e tyre te zakonshme. Ne te kundert skuadra e Fonsekes me intensitet te larte duke patur nje qellim: te sherbeje me sa me shume topa per Edin Xhekon.

Zikalterit ndoshta mendjelehte ne kete pjese te pare gjithsesi sa here ndertojne aksionet jane te afte per te lenduar duke krijuar edhe rastet me te rezikshme. Por ne fundin e pjeses se pare miqte surprizuan jo pak duke shenuar me bosnjakun Xheko kjo edhe ne nje pergjumje te mbrojtjes se Atalantes.

Pjesa e dyte shfaq nje tablo tjeter ku e ashtequajtura Dea qe ne minutat e para kthen gjithcka ne baraspeshe.

Ne minuten e 50 fale edhe nje pasimi te Berat Gjimshitit ishte Palomino qe mposhti portierin kundershtar. Barazimi ringjalli djemte e Gasperinit qe ne minuten e 59 permbysin gjithkca me nje perle te Pasalic I futur ekzaktesisht vetem 10 sekonda me pare. Per nje skuader te brishte si Roma edhe hyrja e Perez dhe Vilar ne loje nuk jep rezultat duke sjelle humbjen e trete me rradhe. Tashme pankina e Fonsekes ka filluar te dridhet ku nen drejtimin e portugezit Roma ka pesuar 5 humbje ne 2020-en

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *