Barazim spektakolar ne derbin e dy portierëve shqiptare Berisha dhe Strakosha. Ne javën e 17 te serisë A, Atalanta dhe Lacio u ndanë ne barazim 3-3, ndërsa ne aspektin personal Strakosha u paraqit me mire se Berisha, duke u vlerësuar me notën 7, nje me shume se portieri i Atalantes. Bergamasket e nisen me mjaft vrull takimin duke shënuar dy gola ne harkun kohor te tre minutave. Fillimisht Caldara ne minutën e 19 kaloi ne avantazh vendasit ndërsa ne te 22-en Ilicic dyfishoi rezultatin. Gjithsesi ishte Milinkovic Savic i cili stabilizoi gjithçka me dopieten e tij ne minutat 27 dhe 35 e duke e mbyllur pjesën e pare me shifrat 2-2. Me fillimin e pjesës se dyte përsëri Ilicic nga pika e bardhe e penalltisë kaloi edhe njëherë ne avantazh Atalanten përpara se Luis Alberto 11 minuta nga fundi vulosi shifrat 3-3. Pas këtij barazimi Lacio gjithmonë ne vend te peste, dy shkalle me sipër Atalantes.

 

Barcelona beri detyrën ne javën e 16 te La Primera teksa shpartalloi ne nje ndeshje spektalore ne Kamp Nou Deportivo La Korunjen me rezultatin e thelle 4-0. Nje pjese e pare e jashtëzakonshme per vendasit te cilët  zhbllokuan shifrat ne minutën e 29 me Luis Suarez. Pas nje traverse te Leo Mesit, vendasit gjeten dhe golin e dyte ne fundin e pjesës se pare me Paulinjo qe dyfishoi shifrat. Me fillimin e pjesës se dyte përsëri Luis Suarez dopiete ne ketë mbrëmje shenoi golin e trete per te zotet e shtëpisë. Futbollisti me i pafat i mbrëmjes ishte Leo Mesi i cili ne minutën e 67 preku per here te trete shtyllën përpara se te dështonte nga pika e bardhe ne nje penallti te mare nga Luis Suarez tre minuta me vone. Ne minutën e 75 Paulinjo realizoi golin e katërt per skuadrën e Valverdes përpara se Luis Suarez te prekte per here te katërt ne ketë mbrëmje shtyllën kundërshtare. Me kete fitore Barcelona mban kryesimin me 42 pike, 6 pike nga vendi i dyte Atletiko Madrid.

 

Lion mundi rivalet e Marsejës  2-0 ne javën e 18 te kampionatit francez, duke mbajtur ritmin e Monakos per vendin e dyte ne renditjen e përgjithshme. Golat per vendasit u shënuan nga nje per çdo pjese. Fillimisht Fekir ne minutën e 6 kaloi ne avantazh Lion. Ne minutën e para te pjesës se dyte Mariano Diaz dyfishoi shifrat rezultat qe nuk do te ndryshonte deri ne fundin e takimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *