E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Atalanta asist për Juventusin, Lazio e Strakosha në “gjunjë”

Atalanta mundi me një përmbysje spektakolare Lazion në javën e 27 të Serisë A, duke i bërë një nder të madh edhe Juventusit sa i takon garës për titullin kampion.

Disfata i kushton shumë kryeqytetasve të cilët tani janë 4 pikë larg bardhezinjve kryesues.

Reklamë

Skuadra e Simone Inzaghit kaloi në avantazh të dyfishtë me një autogol të De Roon dhe realizimin e Milinkovic-Savic.

Mirëpo përmbysja e bergamaskeve ishte vërtet spektakolare falë golave të Gosens, Malinovski dhe Palomino.

Portieri kuqezi Strakosha gaboi në rastin e golit të trete të Atalantes.

Bergamaskët ngjiten në kuotën e 54 pikëve dhe blindojnë vendin e 4 që të con në Champions League.

Lazio sakaq ndodhet ne kuoten e 62 pikeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë