E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Astrit Patozi: Edi Rama është një tigër prej letre

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi e quajti kryeministrin Edi Rama një tigër prej letre.

 

Për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Patozi tha se synimi i tij është që të jetë pjesë e qeverisë së re që të kufizojë rolin e kryeministrit.

 

Reklamë

Në mënyrë metaforike, ai deklaroi se kryeministri duhet futur në kafaz.

 

“Kryeministrin e Shqipërisë e dua të futur në kafaz sepse është një njeri që lëviz pa kapistalll. E ka Shqipërinë të vetën dhe bën çfarë të dojë. Përcecse ta rrëzojmë, jo vetëm këtë që është, kushdo kryeministër që të vijë, duhet të jetë i rrethuar. Ne do të kushtëzojmë shumicën re ardhmshme nëse do të jemi shumicë, do të bëjmë opozitë nëse do të jemi opozitë. Nuk e gjen gjë Shqipërinë nëse unë nuk merrem vesh me Lulzim Bashën. Nuk është Perëndi Edi Rama. Nuk e kam fare problem Edi Ramën. Për mua, Edi Rama është një tigër prej letre, ushqehet nga një sistem i koprruptuar që nuk mbahet vetëm nga ai.”

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë