Subscribe

Vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari në 5 nëntor të 2016-s, duket se nuk eshte shkaktuar nga vetvrasja.

 

Prokuroria Themelore në Prizren ka vendosur rihetimin e çështjes, menjëherë pas publikimit të raportit të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë, i cili rrezoi pretendimet per vetevrasje.

 

“Hipoteza e një vetëvrasjeje përmes mjeteve të caktuara duket e pavertete dhe ndërhyrja e një personi të tretë në procesin fatal duhet të merret parasysh. Ne vlerësojmë se një hetim i ri është i nevojshëm për t’i qartësuar rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit”, thuhet në raport.

 

Familja e Deharit dhe lëvizja Vetëvendosje, insisituan për zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke kërkuar hetim ndërkombëtar.

 

 

BABAI I ASTRIT DEHARIT

 

“Unë si prind, tash pres nga organet e drejtësisë që të hapen hetimet dhe të kërkohet përgjegjësi për të gjithë ata që kanë marrë pjesë në vrasjen e Astritit”

 

 

BASHKESHORTJA E ASTRIT DEHARIT

 

“Unë e besoj tash që drejtësia duhet me u marr me këtë punë dhe besoj që drejtësia ka me ra në vend, sido që të jetë s’ia patëm kurrkujt borxh këtë dhimbje”

 

 

NENA E ASTRIT DEHARIT

 

“Ne e kemi ditur rastin që Astritin e kanë vrarë në burg, por juridikisht nuk ka qenë e mbyllur edhe pse janë lëvduar se brenda 15 ditëve do ta përmbyllin para tri vjetëve, por u bënë tre vjet e neve na kanë zier në kazan si familje”

 

 

Edhe Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook bëi thirrje për rihetim të menjëhershëm.

 

 


LEVIZJA VETEVENDOSJE

 

“Prokuroria e ka obligim ligjor dhe njerëzor që t’i fillojë hetimet për rastin, në mënyrë që përgjegjësit e këtij krimi monstruoz, që e privoi aktivistin 26 vjeçar Astrit Deharin nga jeta, të vihen të gjithë para drejtësisë. Drejtësia nuk duhet të ndalet para fajtorëve, sado lart që mund të ndodhen ata në hierarkinë e pushtetit. Po ashtu, duhen hetuar edhe ata që përkundër dhimbjes së familjes, shokëve dhe mbarë opinionit publik, u bënë mjet i dezinformimit menjëherë pas vrasjes së Astritit në burg. Cili ishte qëllimi i atyre që me çdo mjet, edhe duke gënjyer e duke i ndërruar fjalët, donin ta mbulonin krimin si vetëvrasje?”

 

 

Astrit Dehari vdiq në nëntor të vitit 2016 në qelinë e burgut te Prizrenit, ku po mbahej në paraburgim prej më shumë se 2 muajsh për për përfshirje në sulmin ndaj parlamentit të Kosovës në fillim të muajit gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *