Subscribe

Audiopërgjimi i publikuar nga Bild tregon një telefonatë mes Astrit Avdylajt, I akuzuar si kreu I grupit Avdylaj, me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon.

 

Në përgjim dallohet Astrit Avdylaj I cili ndodhet në zyrën e Hipotekës duke pritur drejtorin e institucionit në atë periudhë, Ani Dërmishin.

 

Ai telefonon Dakon dhe flasin për një takim të lënë në Ishëm me fisin Alla.

 

 

Astrit Avdylaj telefonon Dakon

 

Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë o vëlla, se ke takuar Ramën dje, keni ndejt jeni kënaq

Vangjush Dako: Hehehehe! Ça bëre?

Astrit Avdylaj: Ca bohet?

Vangjush Dako: Mirë, mirë!

Astrit Avdylaj: Nga je vëllai?

Vangjush Dako: Dëgjo?

Astrit Avdylaj: Po vëlla…

Vangjysh Dako: Thuaj byrazerit unë po iki në Ishëm tani…tek ata çunat atje lart

Astrit Avdylaj: Jam vonë tashi se do kalojmë çik më vonë se jam këtu me çunat unë

Vangjush Dako: Ku je ti?

Astrit Avdylaj: Tek hipoteka tu prit Anin..Ani do vijë të të takojë ty drejtori apo..

Vangjush Dako: Ata Allat (Vath) janë aty apo??

Astrit Avdylaj: Poo Vath Alla është këtu me mu, direkt, drejtpërdrejtë e kam këtu live përballë në tavolinë po na dëgjon tashi

Vangjus Dako: Epo mirë takohemi në Durrës atëherë.

Astrit Avdylaj: Jo do takohemi atje. E kemi lënë orarin atje vëllai maroi… Do takohemi atje nga dreka se s’bën. Do mbarojmë një çikë punë me Anin këtu…Po presim Anin se po shkojë tek Bashkia vëllai. Po pres vëllain këtu tek Hipoteka.

Vangjush Dako: Mirë, mirë!

Astrit Avdylaj: Hajt të du fort vëllai!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *