Përdorimi i vaksinës AstraZeneca po pezullohet sërish nga disa vende në botë, për shkak të rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut. Por Shqipëria nuk ka marrë ende një vendim të tillë. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini deklaroi për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” se situata po monitorohet.

 

“Deri në këto moment Komiteti i Imunizimit po monitoron në mënyrë sistematike çdo efekt anësor. Kanë marrë vnedimet e tyre duke vlerësuar situatën jashtë vendit, në Evropë. Po vijojmë vlerësimet.”

 

Ajo shprehu objektivin për të imunizuar gjysmë milioni qytetarë kundër koronavirusit deri në fundin e majit.

 

“Duke vlerësuar situatën dinamike për gjendjen e vaksinave në vend, do të përvijohet me gërshetimin e vaksinimit edhe me grupe të tjera. Janë 1.800 oficerë policie që do të vaksinohen gjatë kësaj periudhe dhe 1.300 punonjës Garde. Aktualisht është një numër i vaksinimeve rreth 172 mijë individë të vaksinuar me një dozë. Kanë marrë vaksinë edhe ata që e kanë kaluar. Deri në fund të majit, mesi i qershorit, të kemi vaksinuar gati gjysmë milioni popullatë shqiptare.”

 

Ditët e fundit është vënë re një rënie e të të infektuarve dhe shtrimeve spitalore dhe Eugena Tomini pranoi se ka një situatë më të lehtësuar. Por apeli i saj është që të mos hiqet dorë nga respektimi i masave.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *