E diel, 8 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

AstraZeneca ndalohet përfundimisht në Danimarkë

Danimarka u bë shteti i parë që ndalon përfundimisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca. Një vendim i tillë erdhi pas rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut. Zyrtarët danezë thanë se 2.4 milionë doza të vaksinës AstraZeneca do të tërhiqen deri në një njoftim tjetër.

 

Në një deklaratë, Autoriteti Shëndetësor Danez tha se studimet kishin treguar një frekuencë më të lartë se sa pritej të mpiksjes së gjakut pas dozave të vaksinës AstraZeneca.

 

Reklamë

Drejtori i Përgjithshëm Soren Brostrom tha se kishte qenë një vendim i vështirë, por shtoi se Danimarka ka vaksina të tjera në dispozicion dhe se pandeminë e ka aktualisht nën kontroll.

 

Sidoqoftë, Autoriteti Shëndetësor Danez tha se nuk mund të përjashtojë përdorimin e vaksinës përsëri në një kohë tjetër.

 

Agjencia Evropiane e Barnave javën e kaluar pranoi se ka një lidhje të mundshme mes AstraZeneca-s dhe mpiksjes, por nënvizoi se rreziku i vdekjes nga COVID-19 është shumë më i madh.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë