“Fantazisti” xhamajkan, Leon Bailey është kthyer në një pikë referimi, në repartin ofensiv, të skuadrë së Aston Villa, me teknikun Unai Emery, i cili duket se është i “dashuruar”, me stilin e lojës, së 26-vjeçarit, teksa është thuajse në çdo sfidë një titullar i padiskutueshëm, në krahët e sulmit.

Falë këtyre performancave, “gjigantët” anglezë të futbollit kanë vendosur t’i “dhurojnë” sulmuesit, një kontratë të re.

26-vjeçar ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025 e pritet që “firma” e re, të skadojë në verën e vitit 2027, teksa ende nuk është mësuar nëse do të ketë një rritje të pagës së xhamajkanit apo jo.

Kujtojmë se Leon Bailey u transferua te skuadra e Aston Villa, në verën e vitit 2021, për shifrën e 32 milionë eurove, nga “Aspirinat” e Bayer Leverkusen.

“Fantazisti” i sulmit është kthyer në një pikë referimi në repartin ofensiv, të anglezëve, teksa këtë sezon ka arritur të shënojë 10 gola e të dhurojë 9 asistime, në 33 përballjet e zhvilluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *