Subscribe

IKMT ka bërë të ditur në faqen e saj në facebook se një nga punonjësit e këtij institucioni është plagosur rëndë paraditen e kësaj të enjte në zonën e Unazës së Re.

IKMT bën të ditur se banorët e zonës së Astirit të cilët protestojnë prej 1 viti kundër planit për zgjerimin e këtij aksi, kanë goditur shtetasin A.B., 50 vjec I cili ishte duke punuar për llogari të Inspektoriatit.

IKMT bën të ditur se punonjësi I saj është goditur me mjete të forta të cilat I kanë shkaktuar fraktura në kokë dhe duar dhe është dërguar në spitalin e Traumes.

IKMt kërkon nga organet shteterore që të marrin masa për këtë dhunë barbare ndaj punonjësit të vet.

 

 

Nje ngjarje e rende ka ndodhur sot paradite ne “Astir” me banoret e kesaj zone dhe nje prej punonjesve te IKMT gjate kryerjes se detyres. A.B, 50 vjec, eshte goditur me mjete te forta nga banoret duke i shkaktuar frakture te forte ne koke dhe ne duar. Ai eshte transportuar me urgjence ne spitalin ushtarak per te marre mjekimin e duhur. Punonjesi i IKMT, ishte duke kryer detyren, teksa lajmeronte poseduesit e disa objekteve ne kete zone se jane pengese e zbatimit te projektit te Unazes se Madhe. IKMT denoncon fort kete akt barbar mbi punonjesin e saj dhe kerkon nga organet perkatese te shtetit te marrin masat e menjehershme per venien para pergjegjesise se autoreve. Po ashtu IKMT u ben thirrje banoreve dhe qytetareve, se punonjesit e saj jane ne sherbim te ligjit dhe komunitetit dhe nuk do te terhiqen per asnje moment nga detyrat e tyre, pavaresisht sjelljeve rrugacerore, barbare dhe te paligjshme.

 

Në zonën e Unazës së Re kanë shkuar forcat e policisë të cilat do të asistojnë në procesin e prishjes së disa godinave për të cilat ka përfunduar procesi I shpronesimit.

 

Pavaresisht qendrimit nga IKMT mbi kete ngjarje, ende nga policia e shtetit nuk ka njoftim zyrtar mbi ate cfare ka ndodhur te cilat konfirmojne pretendimin e IKMT-se.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *