Agjensia e lajmeve Associated Press shkruan për zgjedhjet në Shqipëri si një pikë kyçe për anëtarësimin e vendit në BE, si dhe fitoren e socialistëve të cilët tashmë mund të qeverisin pa partner.
Shkrimi i plotë
Partia Socialiste e Shqipërisë ka siguruar një mandat të dytë në zgjedhjet e përgjithshme, duke fituar shumicën e vendeve në parlament.
Zgjedhjet shihen si një pikë kyçe për ofertën e vendit për të nisur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se me më shumë se 95 për qind të votave të numëruara, socialistët fituan rreth 48 për qind të votave ose 74 vende nga 140 vende.
Qeveria e mëparshme ishte një koalicion i Socialistëve dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, ose LSI, shpesh duke krijuar probleme për Ramën.
Partia Demokratike e Lulzim Basha fitoi 29 për qind, ose 43 vende. LSI është e treta me 19 vende.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës ra në 46.6 për qind, 7 % më pak se në 2013.
Vëzhguesit ndërkombëtarë që monitoruan votimin përshëndetën fushatën e cila ishte përgjithësisht e qetë, por gjithashtu vunë në dukje luftën e vazhdueshme politike që ka ndikime negative në demokracinë e vendit.
Ambasada e SHBA në Tiranë tha se incidentet “nuk ishin aq të përhapura sa të ndryshonin rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve”.
Federica Mogherini, shefja e politikës së jashtme të BE dhe komisioneri i zgjerimit Johannes Hahn i kërkuan kabinetit të ri që të vazhdojë procesin e reformës.
“Vazhdimi i reformës së drejtësisë dhe lufta kundër trafikut të drogës dhe kultivimit do të jetë e një rëndësie të veçantë në këtë drejtim”, thuhet në deklaratën e tyre.
Të dy partitë u zotuan gjithashtu të punojnë së bashku drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Rama kishte premtuar se kabineti i tij i ri do të punonte fort në një axhendë reformash për të çrrënjosur korrupsionin dhe për të luftuar trafikun e drogës, për të arritur rritje më të shpejtë ekonomike, për të përmirësuar pagën dhe papunësinë më të ulët.
Shteti prej 2.9 milion, anëtar i NATO-s që nga viti 2009, mori statusin e kandidatit të BE në 2014.