Fuqitë perëndimore nuk kane arritur te gjejnë nje marrëveshje per te vendosur sanksione paralajmëruese ndaj Rusisë dhe Sirisë, pas sulmit te fundit me arme kimike ne Idlib. Ndërkohe qe ministrat e jashtëm te vendeve te G7 diskutuan per dy dite ne Itali ne lidhje me gjetjen e rrugëzgjidhjeve, aktivistet njoftojnë se Asad ka rinisur bombardimet ne disa zona ku mendohet se fshihen rebelet, duke përdorur madje edhe bomba me napalm, te cilësuara si arme jo konvencionale dhe te ndaluara te përdoren nga konventat e OKB-se. Ne shënjestër te avionëve te qeverise siriane kane qene zonat e kontrolluar nga rebelet ne Damaask, Dara, Hama dhe Idlib. Britania propozoi vendosjen e sanksioneve per drejtuesit ushtarake ruse dhe siriane, por vendet e tjera me ne krye Italinë u deklaruan pro zgjidhjeve politike dhe jo ushtarake te konfliktit. Megjithatë, ministrat e jashtëm te G7 ranë dakord se nuk mund te ketë zgjidhje per krizën ne Siri me presidentin Asad ne pushtet. Menjëherë pas takimit, ne orët e vona te kësaj te marte, sekretari amerikan i shtetit Tillerson udhëton ne Moske per nje ballafaqim direkt me ministrin e jashtëm rus Lavrov, per te gjetur mundësi pikëtakimi per krizën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *