E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Assad: Ne nuk kemi armë kimike

Presidenti i Sirisë Bashar al Asad deklaron se raportimet per sulm me arme kimike nga forcat qeveritare jane “100 fabrikime”. Ne nje interviste ekskluzive per agjencinë franceze “AFP”, ai thote se nuk ka patur urdhër per nje sulm te tille. Me shume se 80 civile, nga te cilët shume fëmijë, humben jeten ne qytetin e Kan Shekhun, nen kontrollin e rebeleve, ne 4 prill, gje qe solli edhe reagimin amerikan me bombardimin me raketa tomahouk te bazes ajrore nga mendohet se nisi sulmi. Por Asad flet tani me te njejten gjuhe me ate te presidentit Putin.

 

“Po ju them me 100 perqind se jane fabrikime. Ne nuk kemi arme kimike, por përsëri nuk do t’i përdornim kurre ato. Ka vetëm disa indicie, hipoteza, por asnje prove. Per shembull, dhjete dite përpara atij sulmi, terroristet po avanconin ne disa fronte, përfshirë lagjet e Damaskut dhe Hama. Le te supozojmë se ne e kemi arsenalin, atëherë me thoni ju perse nuk e përdorem ne ate rast, por u tërhoqëm, duke lejuar rebelet qe te përparojnë?”    

 

Për SHBA nuk ka dyshim se sulmi i javës së shkuar me armë kimike në Siri ka qenë i përgatitur nga forcat siriane, pavarësisht qëndrimeve të kundërta të Rusisë dhe të presidentit Assad. Shërbime të inteligjencës dhe ushtrisë amerikane kanë përgjuar komunikime mes ushtarakëve sirianë dhe ekspertëve kimikë, që flisnin për përgatitjet për sulmin me gaz sarin në provincën Idlib.

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh