E martë, 29 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Asnjë viktimë nga Covid në Kosovë/ Regjistrohen 40 të infektuar në 24 orë

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast fatal prej koronavirusit. Autoritetet e shëndetit në vend bënë gjithashtu të ditur se nga 2,870 teste të kryera u konfirmuan pozitivë 40 qytetarë.

Aktualisht, janë rreth 1 mijë e 226 raste aktive në gjithë vendin.

“Nga 2.870 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182. Në total numri i rasteve aktive është 1.226,” njofton MSH

Vazhdo të lexosh

Reklamë