Subscribe

Pas shumë ditësh me viktima, këtë të enjte nuk u shënua asnjë i vdekur me koronavirus në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 134 raste të reja, të zbuluara mes 852 testimeve.

 

“Nga testimet e 24 orëve të fundit janë konfirmuar 134 të prekur me virusin SARSCOV2 dhe shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë është si vijon: 61 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, 5 raste në Korçë dhe Tropojë, 4 raste në Berat dhe Mat, 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë.”

 

Në orët e fundit janë shëruar edhe 100 qytetarë të tjerë, duke e çuar totalin në 7.239.

 

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 186 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *