Rajoni
Asnjë viktimë dhe vetëm 5 raste të reja me Covid në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 5 raste me Covid-19. Fatmirësisht sot nuk është raportuar asnjë viktimë.
“Nga 1.115 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes”, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.360. Në total numri i rasteve aktive është 430.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




