E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Droga në Karaburun, arrestohet një nga trafikantët

Nje ditë pas sekuestrimit të 1.7 toneve droge, ne Gadishullin e Karaburunit, që do të transportohej me gomone drejt Italisë, policia e Vlorës ka vënë në pranga një nga trafikant. Ai është Patriot Belulaj, 56 vjeç, banues në fshatin Dukat.

 

Sipas policisë, ai është pronar i një stani në gjirin e Bristanit, në afërsi të vendit ku u gjet lënda narkotike. Policia ka nisur edhe verifikimin e pronësisë së skafeve të zonës. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

 

Reklamë

Lënda narkotike u gjet 100 metra nga bregut te detit në Karaburun dhe qeset e mëdha me kanabis, ishin fshehur neper shkurre.

 

Ndërkohë, këtë te mërkurë policia e Sarandës dhe Librazhdit sekuestroi 61 kg kanabis sativa. Droga u gjet në pikën kufitare të Qafë Botit, teksa po transportohej me kafshë, ne drejtim të kufirit tokësor më Greqinë.

 

Ndërkohë, policia po vijon bashkëpunimin edhe me policinë kufitare të shtetit grek për kapjen e autorit, pasi dyshohet se mund të jetë fshehur në territorin e vendit fqinj.

 

Ndërsa ne Librazhd, policia ka vënë në pranga katër persona, pasi u kapën me 9 kg kanabis. Të arrestuarit janë katër persona, Ali Face, Besnik Bajrami, Astrit Zharri, dhe Olsi Zharri.

Më shumë video

Reklamë