E hënë, 28 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Asnjë student i regjistruar/ Mbyllen 3 degë në Universitetin e Gjirokastrës

Ndërsa sot nisi viti i ri akademik, në universitetin Eqrem Çabej në Gjirokastër janë mbyllur tre degë, pasi nuk është regjistruar asnjë student.

Degët e mbyllura janë Teknologji Informacioni; Matematika, Fizika dhe Gjuha Italiane.

Procesi mësimor do të zhvillohet vetëm online të paktën për një muaj. Ky hap vjen pas rëndimit të situatës si pasojë e rritjes se ndjeshme të rasteve të reja ditore me koronavirus.

Kujtojmë se studentët iu nënshtruan procesit të mësimit online gjatë fillimit të pandemisë, në mars të këtij viti, kur qeveria vendosi masat e reja kufizuese me qëllim parandalimin e virusit.

Më shumë video