Subscribe

Asnjë shtetas shqiptar nuk është prekur nga atentatet terroriste qe goditen ketë te marte kryeqendrën evropiane te Brukselit. Ambasadorja jone ne Bashkimin Europian Suela Janina konfirmon se qytetaret shqiptare qe punojnë ne misionin tone ne BE dhe NATO, studiojnë apo jetojnë ne kryeqytetin belg ndodhen jashtë rrezikut. Ministria e Jashtme dhe Ambasada jone ne kryeqytetin belg, ka vendosur ne dispozicion edhe nje numër telefoni per t’i ardhur ne ndihme çdo qytetari shqiptar qe ndodhet ne vështirësi. Dëshmitar i rastësishëm i sulmeve ishte edhe deputeti socialist Taulant Balla, i cili ndodhet ne Bruksel. Ne një status ne facebook, vetë Balla i ka përshkruar kështu ngjarjet.

“Brukseli nen sulme terroriste. Pas aeroportit u ktheva ne stacionin e metrose Maalbeck. Pak metra ose pak sekonda mund te ishin fatale. Edhe aty shpërthim. Duhet me shume force për te goditur terrorizmin. Janë te pabese.”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *