E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Video · Politikë

Asnjë shans për reformën zgjedhore

Reforma zgjedhore rrezikon të dështojë. Një javë pas shtyrjes me një muaj të mandatit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, socialistët përgjegjësinë ia faturojnë opozitës. Por sipas Taulant Ballës, edhe nëse nuk do ketë reformë zgjedhore, ligji aktual është bazë shumë e mirë për garën e 18 Qershorit.

 

Balla nuk sheh asnjë mundësi për shtyrjen e zgjedhjeve. Sipas tij, ka një dekret dhe nuk mund të ketë mundësi të rishikimit të tij.

 

Reklamë

Në komisionin e reformës zgjedhore, palët kanë prezantuar propozimet e tyre. Për opozitën kryesore është votimi dhe numërimi elektronik, ndërkohë që mazhoranca ka vënë theksin tek administrimi i zgjedhjeve në nivelet e dyta e te treta t’u kalojë nëpunësve civilë. Po ashtu, në tavolinën e komisionit janë mbi 50 rekomandimi nga OSBE/ODIHR.

 

 

Më shumë video

Reklamë