Asnjë person i dyshuar nuk është evidentuar gjatë 24 orëve të fundit si i prekur nga COVID-19, në të gjithë qarkun e Korçës.

Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, të cilat thanë se për këtë shkak, nuk është dërguar asnjë tampon në ISHP në Tiranë për tu analizuar.

Në të gjithë qarkun e Korçës që nga shpërthimi i pandemisë janë evidentuar 17 persona të prekur nga koronavirusi, ndërsa 15 prej tyre janë tashmë të shëruar, pasi kanë rezultuar negativë në testin e kryer.

E megjithatë të shëruarit do të qëndrojnë të vetëizoluar edhe për dy javë të tjera në banesat e tyre.

Të gjitha rastet e të infektuarve kanë qenë brenda qytetit të Korçës, ndërsa të gjithë qytetet dhe fshatrat e tjerë në të gjithe qarkun nuk kanë pasur asnjë rast të prekur nga COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *