E diel, 27 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:55 Në vijim ora 01:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Asnjë rast i ri me COVID-19 sot në Korçë

Asnje rast i ri me Covid-19 nuk eshte evidentuar edhe gjate dites se sotme ne te gjithe qarkun e Korces, duke shkuar me diten e katërt pa raste pozitive. Burime zyrtare prane Njesise Vendore te Kujdesit Shendetesor ne Pogradec thane se te 9 tamponat e derguara gjate 24 oreve te fundit rezultuan negative me Covid-19.

Keto tampona i perkisnin 7 emigranteve te karantinuar ne hotel prej disa ditesh dhe dy te tjera dy qytetareve te dyshuar. Burimet zyrtare konfirmuan se nga Korca, Kolonja e Devolli nuk eshte derguar asnje tampon per analiza pasi nuk ka pasur asnje rast te dyshuar si i prekur nga koronavirusi.

Ne te gjithe qarkun, numri total i te infektuarve eshte 19, por vetem 2 prej tyre jane te semure aktive, pasi 17 te tjere jane sheruar.

Vazhdo të lexosh