E diel, 20 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:55 Në vijim ora 01:55: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Asnjë prokurim me paratë publike deri në shtator

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të pezulloje çdo tender nga institucionet publike, për një periudhë të pacaktuar kohe. Vendimi është publikuar në fletoren zyrtare. Ai prek jo vetëm ato tendera që ishin planifikuar, por edhe ato që janë në proces do të duhet të pezullohen.

 

Përjashtim nga ky vendim bëjnë vetëm tenderat për blerjet në shuma të vogla, si dhe rastet emergjente.

 

Reklamë

Por edhe këto raste do të miratohen në finale nga kryeministri.

 

Nuk ka një arsye zyrtare për bllokimin e procedurave te tenderave, por duke qenë se për afro dy muaj do të jetë një periudhë tranzitore deri në formimin e qeverisë së re, kryeministri ka marrë masat për të mos i dhënë mundësi ministrave teknik të PD, por edhe atyre të LSI të përdorin paratë publike.

 

Në fakt ky vendim është një zgjatim i urdhrit të mëparshëm ku gjatë fushatës elektorale u pezulluan tenderat publike, me qëllim miremenaxhimin e fondeve buxhetore, kryesisht nga ministrat teknik të propozuar nga Partia Demokratike. Por tashmë vendimmarrja e fundit e Rames përfshin edhe ministrat e LSI.

 

Nëse do t’i referohemi të dhënave gjatë muajit qershor ministrat e PS, kanë vijuar me procedurat normale, duke vijuar me koncesionet, si në rastin e Ministrisë së Energjisë e cila ka proceduar më tej për 5 koncesione në energjetike.

Më shumë video

Reklamë