Subscribe

 

Përshkallëzohet me tej kriza ne Spanje. Madridi shkarkoi udhëheqësin katalanas Carles Puigdemont dhe të gjithë anëtarët e qeverisë rajonale, duke vendosur lideren e re .Ne vend te Puigdemont është emëruar  Zëvendës Kryeministrja e Spanjës, Soraya Saenz de Santamaria.

 

Nga ana tjetër, Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar se do të nisë javën e ardhshme një procedurë gjyqësore kundër presidentit Puigdemont për “mosbindje ndaj autoritetit qendror”.

 

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy i ka komentuar këto lëvize si të domosdoshme për të kthyer ligjshmërinë në rajon. Masat erdhën pasi parlamenti katalanas votoi me një shumice dërrmuese pro pavarësisë nga Spanja.

 

Deri tani Madridi nuk ka ndërmarrë asnjë veprim tjetër përtej dekreteve zyrtare.

 

Në një konferencë për shtyp pas mbledhjes urgjente Rajoy njoftoi se Katalonja do të shkojë në zgjedhje të parakohshme më 21 dhjetor.

 

Ndërkohe ne Katalonje kane vijuar protestat, por deri tani kane qene paqësore dhe nuk ka pasur konfrontime.

 

Ndërkohë asnjë shtet nuk ka shprehur mbështetjen për pavarësinë e Katalonjës.

 

SHBA, Turqia, Irlanda, Italia, Skocia dhe të tjera vende janë pozicionuar ne mbështetje të Spanjës, duke e konsideruar pavarësinë e rajonit si të paligjshme.

 

Askush në Bashkimin Evropian nuk do të njohë votën e Katalonjes për shpalljen e pavarësisë, deklaroi në “Twitter” presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.

 

Ai  theksoi se ky veprim është në kundërshtim me shtetin e së drejtës, kushtetutën e Spanjës qe është pjesë e rendit ligjor të Bashkimit Evropian”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *