Pavarësisht protestave te bizneseve qe kërkojnë rishikimin e disa taksave, nuk ka ende nje marrëveshje mes përfaqësisë se tyre dhe Bashkisë se Tiranës. Këtë mbrëmje u zhvilluan negociata mes palëve, ku biznesi ka paraqitur nje pakete propozimesh, nga te cilat vetëm per taksen e tavolinës është lene nje mundësi e hapur ndryshimi, por dhe per këtë, vendimi do te merret te mërkurën. Ndërkohe përveç uljes se takes se hapësirës publike, tregtaret kërkojnë edhe uljen e tarifave per pastrimin, taksen e truallit, atë te infrastrukturës arsimore, dhe te pasurisë. Sipërmarrësit thane se kryebashkiaku Veliaj ka kërkuar kohe per te shqyrtuar keto propozime. Sipas përfaqësuesve te biznesit te vogël, rritja e te gjitha detyrimeve per këtë vit, ne mënyre jo transparente dhe te panjoftuar me pare, ka bere qe shume biznese te vogla te gjenden përballe vështirësive te mëdha financiare. Ata kane paralajmëruar përshkallëzim te qëndrimeve ne rast se bashkia nuk tërhiqet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *