Subscribe

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka mohuar që vitin që vjen do të ketë 7 kontrata të reja koncesionare. Edhe pse ato janë përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2022, ministrja tha se e njëjta listë ishte parashikuar dhe këtë vit, por ajo i quajti ato si koncesione që mund të finalizohen në një kohë tjeter.

 

“Ato janë koncesione potenciale që mund të realizohen në të ardhmen. Deri sot që flasim nuk ka asnjë vendim nga ministritë e linjës se do të nisë ndonjë procedurë e tillë dhe për rrjedhojë nuk ka fond buxhetor të parashikuar prej tyre në buxhetin 2022. Por ne jemi të detyruar t’i publikojmë për qëllime transparence por edhe qëllime të disiplinimit të shpenzimeve”, tha Ibrahimaj

 

Shqetësimi i kontratave të reja me partneritet publik-privat u ngrit nga vetë deputetët e mazhorancës. Ata thanë se rasti i përfshirjes së qendrave të kontrollit teknik të makinave parashikohet në një moment kur ky shërbim po ofrohet nga vetë shteti dhe aktualisht po funksionon.

 

“E sigurt që nuk ka një koncesion të tillë pasi ai po ofrohet nga vet DPSHTRR.”

 

Sipas Ministrisë së Financave, janë 13 kontrata aktive me partneritet publik-privat dhe paratë që do të shpenzohen për vitin që vjen nga buxheti për këto marrëveshje arrijnë në 13.8 miliard lekë, me ulje në raport me vitin aktual.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *