Edhe ditën e sotme raportohen numër i ulët i rasteve të reja me Covid në vendin tonë.

 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë  kryer 1187 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 75 qytetarë.

 

Fatmirësisht nuk ka pasur asnje humbje jete.

 

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1187 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 75 qytetarë, në këto bashki:
36 në Tiranë, 8 në Fier, nga 3 qytetarë në Durrës, Delvinë, Sarandë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Pukë, Gjirokastër, Korçë, Devoll, nga 1 qyterar në Fushë Arrëz, Kukës, Tropojë, Mirditë, Kamëz, Patos, Divjakë, Mallakastër, Konispol, Memaliaj, Elbasan, Gramsh.

Janë 1153 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv.
Janë shëruar 104 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,776 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (09 Mars 2022)

Raste të reja ditore 75
Të shëruar në 24 orë 104
Të shtruar në spitale 45
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1187

Testime totale 1,755,947
Raste pozitive 272,412
Raste të shëruara 267,776
Raste Aktive 1153
Humbje jete 3,483

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 333
Fier 203
Lezhë 185
Kukës 94
Shkodër 83
Elbasan 77
Vlorë 59
Gjirokastër 24
Korçë 38
Berat 30
Durrës 23
Dibër 4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *