Subscribe

Nuk ka me fitime nga investimi ne një depozitë bankare apo edhe bono thesari, pasi interesat jane nen nivelin e inflacionit. Ne këto kushte ekspertet sugjerojnë se ka ardhur koha, qe vete qytetaret te marrin riskun përsipër dhe te investoje kursimet e tyre ne nje biznes. Por me te prekurit nga kjo situate janë ata qe kane kursime te vogla, te pamjaftueshme per te kryer një investim dhe nuk kane asnjë zgjidhje përveçse t’i mbajnë ne banke per me shume siguri fizike. Normat e interesave nje vjeçare ne banka apo edhe ne bono thesari luhaten ketë fillim viti nga 1 deri ne 1.8% ne leke, nivele te cilat nuk garantojnë fitime. Ekspertet sugjerojnë se alternativat per te investuar kursimet per shqiptaret janë te kufizuara. Kjo situate ne sistemin financiar është nje reflektim i gjendjes aktuale, ne te çilen ndodhet ekonomia shqiptare. Me rimëkëmbjen ekonomike gradualisht do te rriten edhe normat e interesit.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *